Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, thotë Nikoliq
Por, Nikoliq delaron në Bruksel se Serbia nuk ka ndonjë të ardhme më të mirë, pos anëtarësimit në BE
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar sot në Bruksel se e ka bindur shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton se as “që mendon për atë se ekziston ndonjë e ardhme më e mirë për Serbisë, pos anëtarësimit në BE”, tranmseton ReL.
Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ai theksoi se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo varet nga unë” dhe i ka propozuar zonjës Eshton, që në të ardhmen dialogun Beograd – Prishtinë ta udhëheq kryeministri i Serbisë.
“Takimi me Eshton ishte shumë i dobishëm dhe i suksesshëm dhe jemi marrë vesh që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, të sigurojmë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, të pengohet çfarëdo aksioni i njëanshëm nga secila anë, që do ta kërcënonte paqen dhe sigurinë”, tha Nikoliq
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










