Zvicra hedh poshtë kritikat e BE-së
Byroja Integruese e Departamentit të jashtëm thotë se „marrëveshjet bilaterale me BE-në po funksionojnë përgjithësisht mirë"
Zvicra ka reaguar ndaj kritikave të ardhura nga ambasadori i BE-së në këtë vend për mungesë vullneti për kooperim të Zvicrës me BE-në. Në komunikatën e lëshuar nga Byroja Integruese në kuadrin e Departamentit të Jashtëm thuhet se „nga pikëpamja e Zvicrës marrëveshjet bilaterale me BE-në po funksionojnë përgjithësisht mirë”.
Duke shkoqitur pikat tjera të kritikuara, kjo byro ka theksuar se Zvicra ka propozuar tashmë disa zgjidhje konstruktive lidhur me regjimin e taksave kantonale, por këto propozime janë hedhur poshtë nga së paku njëri shtet anëtar i BE-së (Italia).
Po ashtu, sipas kësaj byroje, edhe masat mbrojtëse që i aplikon Zvicra lidhur me lirinë e lëvizjes, janë në përputhje me marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Kritikat nga Bashkimi Evropian, të drejtuara dje përmes ambasadorit të saj në Zvicër kishin të bënin me „devijimin e Zvicrës nga marrëveshjet e arritura me BE-në”. Ambasadori po ashtu kishte thënë se Zvicra, me mospërmbajtjen ndaj detyrimeve të marra, “ka sjellë BE-në kufijtë e durimit”.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











