Korrupsioni, sfidë drejt BE-së
Ministrja Çitaku tha se luftimi i korrupsionit kërkon më shumë vullnet politik dhe vetëdije publike
Institucionet e Kosovës të enjten zyrtarisht e marrin udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë e këtë e konsiderojnë si fitore të madhe. Megjithatë ministrja që drejton dikasterin e Integrimit, Vlora Çitaku tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar mbetet një sfidë madhe në procesin drejtin integrimit në BE.
Çitaku, marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave e quajtur si një fitore e konsensusit politik, ndërsa konfirmoi se udhërrëfyesi që do të jetë identik me atë të Ballkanit perëndimor. Çitaku ka theksuar se ky udhërrëfyes do të jetë njëfazor, ndërsa numri i kritereve apo detyrave të shtëpisë nuk do të jetë i vogël.
Këto komente Çitaku i bëri para Komisionit Parlamentar për Integrim. Para ligjvënësve ajo tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend mbetet ende sfiduese për Kosovën në rrugën e saj për integrimet evropiane.
“Përkundër gatishmërisë, Kosova nuk arriti tash për tash t’i plotësojë të gjitha kushtet për marrëveshjen e stabilizim asocimit për shkak se vendi ka ekonomi të dobët dhe ka ende problem në luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ajo.
Luftimi i korrupsionit, sipas saj, kërkon më shumë vullnet politik dhe vetëdije publike.
Ndërsa, anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri është përqendruar më shumë te puna e institucioneve kompetente lidhur me luftën kundër korrupsionit, që sipas tij, nuk kanë bërë punë efektive për ta luftuar.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













