Deiss, për një Zvicër të hapur dhe solidare
"Do të ishte e patolerueshme që ne, nga egoizmi, ose nga oportunizmi ndaj taktikave elektorale, të shkelim mbi vlerat tona", ka thënë Deiss
Joseph Deiss, i cili prej 100 ditësh mban postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka mbajtur sot një fjalim në Asamblenë Federale të Zvicrës, në Bernë. Me këtë rast ai është angazhuar për një Zvicër solidare dhe të hapur ndaj botës.
Deiss, i cili më parë ka qenë anëtar qeverie dhe ministër i jashtëm i Zvicrës, ka nënvizuar me këtë rast se Zvicra prej kohësh perceptohet si pararojë e lirisë, të drejtave themelore, solidaritetit dhe zemërgjerësisë. Prandaj do të ishte „e patolerueshme që ne, nga egoizmi, ose edhe më keq akoma, nga oportunizmi ndaj taktikave elektorale, të shkelim këto vlera”, ka thënë Deiss, duke aluduar në referendumet mbi minaretë dhe mbi iniciativën për dëbim, të mbajtura kohë më parë.
Deiss më tutje ka thënë se Zvicra gëzon një autoritet mbresëlënës në gjithë botën dhe në ndërtesën e OKB-së. “Dhe kjo nuk vjen nga pasuria e saj dhe as nga fuqia ekonomike por nga autoriteti moral i Zvicrës” ka thënë kryetarii i Asamblesë Gjenerale të OKB-së. Mirëpo, ka shtuar ai, Zvicra nuk duhet të kënaqet me rolin e një vëzhgueseje por ajo duhet ta thotë mendimin e saj dhe të marrë pjesë në vendimet e bashkësisë ndërkombëtare
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










