Kosova
Kurti: “Jemi për bashkim kombëtar por nuk ndezim luftë të tretë ballkanike për këtë çështje”
"Është më mirë që në mesin e “normalëve” të jesh fare poshtë se në atë të “krizave”, krejtësisht lart. Mos na krahasoni më me Palestinën por na krahasoni me Slloveninë”

Në një intervistë të gjerë që gazeta “Schweiz am Wochenende” e ka zhvilluar me Albin Kurtin, themeluesin e Lëvizjes “Vetëvendosje” bëhet fjalë për pikëpamjet që ka Kurti dhe VV për aspekte të ndryshme të zhvillimeve aktuale në Kosovë.
Duke i vënë titullin “Përse `Cedric Wermuth i Kosovës` i është mirënjohës Zvicrës”, portali “Watson” (që e ka ripublikuar intervistën) vendos paralele në mes të Kurtit dhe politikanit të njohur të ri e karizmatik të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedric Wermuth, deputet në Parlamentin Nacional. Sigurisht, majtizmi dhe karizma janë ato që i bashkojnë këta dy politikanë, shkruan albinfo.ch.
“Rreth 10 deputetë të tij kërcënojnë ta braktisin partinë. Imazhi i tij si një `Mesia` i majtistëve kosovarë po shkërmoqet. Partia e tij është afër thyerjes. Zjarri ka arritur në kulm…”, shkruan gazeta duke prezantuar gjendjen aktuale të subjektit të themeluar nga Kurti, Vetëvendosjes. Pastaj gazetari merret me kravatën e Kurtit, i cili deri para pak kohësh refuzonte paraqitjet në veshje formale. “Ai ishte Cedric Wermuth i Kosovës: joformal në paraqitje, i fortë në teza”.
I lutur që situatën në të cilën gjendet Kosova para festimit të dhjetëvjetorit të saj ta vlerësojë me notat nga 1 deri në 10, Kurti thotë se fakti që pavarësia e vendit është njohur nga 115 shtete, është një sukses i konsiderueshëm. “Por kur flasim për kohezionin e brendshëm, jemi larg mbrapa pritjeve. Kështu, unë nuk do t`i veja ndonjë notë shumë të mirë Kosovës”.
“Ndërkombëtarët sakrifikojnë shtetin e së drejtës në dobi të një stabiliteti të rrejshëm”
Ai pastaj përgjigjet se prania ndërkombëtare nuk është se e ka ndihmuar shumë Kosovën. Eulex-i është këtu pothuaj prej 10 vitesh. Detyra e tij ka qenë luftimi i korrupsionit. Ka grumbulluar shumë fakte dhe dëshmi por nuk ka bërë asgjë, transmeton albinfo.ch. `Ose nuk e kanë marrë detyrën e tyre seriozisht, ose ata, thjesht, janë kapur. Ashtu ose kështu: Eulexi ka dështuar. Organizatat ndërkombëtare në Kosovë janë të interesuara vetëm për një stabilitet afatshkurtër në Kosovë. Ish shefi i UNMIK-ut, Petersen kishte pranuar në televizion se sa herë është planifikuar arrestimi i ndonjë “peshku të madh” për korrupsion, ai ka marrë një telefonatë `nga lart” me urdhrin për të hequr dorë. Kjo pra tregon se OKB dhe tash edhe BE, janë të gatshme të sakrifikojnë çdo gjë, edhe shtetin e së drejtës, vetëm për të pasur një stabilitet të rrejshëm.
Më tutje Kurti thotë se më e keqja është se ndërkombëtarët ushtrojnë edhe fuqinë ekzekutive, pa qenë të detyruar për llogaridhënie. “As KFOR-i as EULEX-i nuk i kanë dorëzuar ndonjëherë raporte Parlamentit të Kosovës”.
Por a duhet që ata t`i mbushin valixhet dhe të ikin? Është pyetja e gazetarit, të cilës Kurti i përgjigjet me Jo. “Ne vazhdojmë të kemi nevojë për mbështetjen ndërkombëtare. Por ne nuk kemi nevojë për dikë që na disiplinon me ushtarë, policë dhe gjyqtarë. Ne na duhet dikush që në mënyrë serioze na jep mbështetje për tu bërë shtet i pavarur, transmeton albinfo.ch. Problemi sipas Kurtit është se ndërkombëtarët e kanë vendosur Kosovën në “dollapin e krizës”, bashkë me vende ai Palestina, Bosnja, Afganistani ose Iraku. Dhe në këtë dollap Kosova qëndron më së larti. Mirëpo ne duam të na nxjerrin prej aty dhe të na vendosin në “dollapin e normalëve”. Është më mirë që në mesin e “normalëve” të jesh fare poshtë se në atë të “krizave”, krejtësisht lart. Mos na krahasoni më me Palestinën por na krahasoni me Slloveninë”.
Nuk do t`i harrojmë kurrë të mirat që i kemi nga Zvicra
Ndërsa i pyetur lidhur me misionin ushtarak zviceran “Swisscoy”, Kurti flet me mirënjohje për mbështetjen e Zvicrës si tërësi dhënë Kosovës. “Në vitet 80` Zvicra pati strehuar disidentë, intelektualë dhe ish të burgosur politikë nga Kosova. Pastaj një pjesë e madhe e shtresës punëtore ka migruar në Zvicër ku dhe ka gjetur punë. Pas shpalljes së pavarësisë, ministrja e juaj e atëhershme Micheline Calmy Rey ka qenë ndër politikanët e parë të jashtëm që na ka pranuar si vend i pavarur. Këtë ne nuk ja harrojmë kurrë Zvicrës”.
Albin Kurti flet edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Kosova dhe Shqipëria fillimisht janë ndarë në mënyrë të dhunshme. Ne duam që qytetarët tanë të kenë mundësi të vendosin nëse dy vendet sërish do të bëhen bashkë, ne me siguri nuk do të ndezim luftë të tretë ballkanike lidhur me këtë çështje. Pretendimi se ne kërkojmë një “Shqipëri të madhe” është gjithsesi i gabuar. Ai vjen nga Serbia, e cila tregon me gisht drejt nesh, ndërkohë që ajo vet, tinëzisht, po e thur një “Serbi të madhe”.
Në intervistën në fjalë Kurti, duke vlerësuar rolin e madh të diasporës për mbijetesën e Kosovës ka pohuar se shteti i Kosovës do të dështonte sikur për tre muaj të mos çonin para kosovarët që jetojnë jashtë vendit.
“E thjeshtë në Kosovë është vetëm të vdesësh”
Vërejtjes nëse kjo tregon se diaspora e ka “në xhep” Kosovën, Kurti i përgjigjet se ashtu është por “problemi është se paraja zhduket direkt në xhepat e qytetarëve privatë dhe nuk është në dispozicion të shtetit, për investime. Më së miri do të ishte sikur ata të derdhnin paratë në një fond të mbikëqyrur nga shteti, që do të ishte në dispozicion të parlamentit dhe me të do të ndërtohej shteti në mënyrë të strukturuar”, pëercjell albinfo.ch.
E problemin e mungesës së investimeve nga jashtë dhe nga diaspora, Kurti e sqaron kështu: “Tash për tash madje edhe vetë fondi ynë pensional (trusti) , 97% të parave e investon jashtë vendit, Ministrat tanë duan të ketë më shumë investues të jashtëm në Kosovë e në të njëjtën kohë ne vetë nuk kemi mjaft guxim që të investojmë paranë tonë këtu. Prandaj ne duhet t`i përvjelim mëngët dhe t`i rrekemi punës. Për ta bërë këtë, ne na nevojiten autoritete për zhvillim me integritet dhe një bankë për zhvillim e cila do të japë kamata nën 3%. Aktualsiht kamatat janë tepër të larta sa që është pothuaj e pamundur të akumulohet kapitali. Është tepër e vështirë për të bërë dicka dhe akoma më e vështirë për të realizuar një zhvillim afatgjatë. E thjeshtë në Kosovë është vetëm të vdesësh”.
Ndërsa lidhur me vrasjen e Ivanoviqit ai ka thënë se “kemi të bëjmë me një çështje të brendshme serbe”.
Ai ka folur me ton kritik edhe për numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ata janë më shumë se në Qeverinë e Kinës. Ky numër sipas tij tregon nepotizëm dhe korrupsion shtetëror. Gjithsesi, shpërblimi i militantëve partiakë dhe familjarëve me poste qeveritare nuk është mënyra që duhet përdorur për ndërtimin e një shteti demokratik mbi bazën e sundimit të ligjit”.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj