Lajme
Gjermania dhe Zvicra, shpëtim për kosovarët
Në bazë të një hulumtimi të UNDP, 16.3 për qind e të anketuarve në Kosovë duan ta lëshojnë vendin

Prishtinë, 8 dhjetor – Një hulumtim i realizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), dhe me mbështetjen teknike të Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Entit Statistikor të Kosovës (ESK) dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) nxjerr në sipërfaqe disponimin e qytetarëve për të migruar jashtë Kosovës me qëllim të përfitmin material dhe për të ikur nga papunësia.
Hulumtimi i titulluar “Studimi i Remitencave në Kosovë 2010” thekson se remitencat vazhdojnë të luajnë një rol të madh në ekonominë e Kosovës, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe duke shërbyer si të ardhura shtesë të njerëzve në nevojë.
Në kuadër të projektit është bërë një intervistë me katër mijë banorë nga mjedise të ndryshme të Kosovës.Rezultatet e raportit tregojnë se remitencat janë një mekanizëm efektiv për zbutjen e varfërisë në Kosovë, duke ngritur veçanërisht nivelin e të ardhurave të familjeve të varfra.
Sipas rezultateve të hulumtimit, pjesëmarrja e remitencave në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) të vitit 2009 është 11 për qind. Afër 20 për qind e familjeve pranojnë remitenca, dhe në mesin e familjeve pranuese të remitencave, rreth 40 për qind e të ardhurave mesatare mujore e tyre lidhet drejtpërdrejt me kontributin e remitencave. Krahasimi i familjeve pranuese dhe jo pranuese të remitencave tregon se familjet pranuese të remitencave raportojnë të ardhura mesatare mujore më të ulëta, normë më të lartë të papunësisë, si dhe arritjet më të ulëta në arsimim.
Remitencat në Kosovë janë një element i rëndësishëm në luftimin e varfërisë. Hulumtimi tregon se ka ende potencial për rritjen e rolit të tyre në procesin e gjithëmbarshëm zhvillimor.
Supozohet se afër 400 mijë banorë të Kosovës jetojnë jashtë vendit. Kjo vjen si pasojë e tre valëve të mëdha të emigrimit – në fund të viteve 1960, në fillim të viteve 1990, dhe gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999.
Hulumtimi konstaton se papunësia është më e lartë në mesin e familjeve që pranojnë remitenca se sa në mesin e familjeve që nuk pranojnë ato. Për më tepër, familjet kosovare që pranojnë remitenca kanë të ardhura mujore prej 442 euro dhe në kushte reale fitojnë më pak (duke përjashtuar të ardhurat nga remitencat): 67,5 për qind e familjeve që pranojnë remitenca fitojnë më shumë se 200 euro në muaj, krahasuar me 80,4 për qind e familjeve që nuk pranojnë remitenca.
Të ardhurat nga remitencat kontribuojnë në rreth 40 për qind të totalit të ardhurave të përgjithshme mujore të familjeve që pranojnë ato. Kur të ardhurat nga remitencat përfshihen si pjesë e të ardhurave mujore të familjeve, studimi gjeti se familjet që pranojnë remitenca fitojnë, mesatarisht, më shumë se familjet që nuk pranojnë ato. Në mënyrë të veçantë, familjet që pranojnë remitencat fitojnë, mesatarisht, 480 euro në muaj, nga të cilat 194 euro janë nga remitencat. Në krahasim, familjet që nuk pranojnë remitenca fitojnë, mesatarisht, 434 euro në muaj.
Shumica e emigrantëve që dërgojnë remitenca në Kosovë jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në gjermani dhe Zvicër dhe mbi 95 për qind kanë një status ligjor në vendin ku ata banojnë.
Anketa tregoi se 16,3 për qind e familjeve në Kosovë kanë plane për të migruar në të ardhmen e afërt, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Pjesa e familjeve me planet specifike për të migruar është më e lartë në mesin e familjeve që pranojnë remitenca se sa në mesin e atyre që nuk i pranojnë ato.
Vlera e përgjithshme e remitencave të pranuara në vitin 2009, vlerësohet të jetë 442.7 milionë euro.
Në përputhje me këtë, remitencat përbëjnë 11 për qind të BPV-së për vitin 2009. Sipas hulumtimit, rreth 45 për qind e remitencave janë përdorur për konsum, ndërsa pjesa e mbetur janë përdorur kryesisht për banim dhe investime në njerëz dhe në një masë më të vogël për investime të biznesit.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri