Besniku, në finalen e supertalenteve të Gjermanisë
Ai ka kënduar këngën “Someone like you” të këngëtares Adele me të cilën i ka nxjerrë lotët anëtares së jurisë, Dana Schweiger
Sërish një shqiptar i suksesshëm në spektaklet gjermane të këngës. Pas Ardian Bujupit, Vanesa Krasniqit dhe të tjerëve, është djaloshi simpatik 12 vjeçar, Besnik Tërnava, që ngjitet lartë në garat për super yllin e muzikës në Gjermani. Kësaj radhe është fjala për garën DSDS Kids, pra për konkurrencën e fëmijëve, ku Besniku ka siguruar sonte pjesëmarrjen në finalen që mbahet më 25 maj.
Përveç tij, për finale janë kualifikuar edhe Timmy dhe vogëlushja Alyhsa.
Në paraqitjen e sontme që e ka transmetuar televizioni RTL, vogëlushi shqiptar ka fascinuar jurinë me zërin e tij të kristaltë dhe interpretimin bindës. Ai ka kënduar këngën “Someone like you” të këngëtares Adele me të cilën i ka nxjerrë lotët anëtares së jurisë, Dana Schweiger. Edhe veterani i pop muzikës, anëtari tjetër i jurisë, Dieter Bohlen ka folur vetëm fjalë të zgjedhura për kandidatin shqiptar.
Besniku është prezantuar në spektaklin e RTL si shqiptar me prejkartdhje nga Kosova, i lindur në Gjermani. Ai ka thënë se me dëshirë i kalon pushimet në Kosovë, te të afërmit e tij. Në fund Besniku, duke u drejtuar nga kamerat me duart e tij ka bërë shqiponjën, shenjë kjo e identifikimit të tij me bashkëkombësit, të cilët, krahas të tjerëve, do ta ndihmojnë në finale.
http://www.rtl.de/cms/index.html
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptarja dënohet me 30 vjet burg për vrasje të dyfishtë Itali: 30 vjet burg për shqiptaren që vrau prindërit e partnerit të saj... -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











