Diaspora dhe pavarësia: mes shpresave dhe iluzioneve
Diaspora dhe pavarësia: Mes shpresave dhe iluzioneve

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, isha i ftuar te një mik spanjoll. Mezi prisja ta kryenim drekën që sa më parë t’u bashkohesha bashkëkombësve që ishin mbledhur me numër të madh në qendër të Lozanës, në Place de la Riponne, për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ishte një ndjenjë e veçantë, një takim me historinë. Ishte një ditë ku në kokat tona kapitulli i dhembjes dhe vuajtjeve që ndjenim për Kosovën martire do të mbyllej me një epilog pozitiv dhe me perspektiva të vërteta ndryshimi për atë vend dhe atë popull, me të cilin ishim aq të mishëruar. Rrugës për në vendtakim festohej gjithandej, sirenat e veturave nuk ndaleshin, kalimtarët zviceranë dhe të huaj aplaudonin dhe uronin shqiptarët për këtë ditë të veçantë.
Pritjet e diasporës ndaj Kosovës kanë qenë ndoshta shumë edhe emocionale dhe në disproporcion me realitetin, në të cilin është ndodhur Kosova si dhe në rrugëtimin e mundimshëm që objektivisht do të shtrohej në procesin e mëvetësimit shtetëror, sidomos sa u përket kapaciteteve njerëzore dhe kadrovike për ta çuar procesin përpara. Mirëpo, askush nuk ka pritur se vendi do të avanconte duke u kthyer mbrapa dhe të jetë gati afër dështimit, gjë që do të sillte ujë në mullirin e oponentëve të aftësisë së kosovarëve për të krijuar shtet. Diaspora e përjeton me shumë zhgënjim këtë realitet, të cilit i përgjigjet me rezignim dhe mllef sistematik.
Është momenti i fundit që Kosova, si vendimmarrësit, opozita ashtu dhe qytetarët, t’i mobilizojnë të gjitha resurset për ta përshpejtuar ndërtimin e shtetit të Kosovës si dhe ta përmbyllim subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Diaspora ka luajtur dhe, sërish, duhet të luajë një rol në këtë drejtim, ngase, në fund të fundit, Kosova nuk është pronë e vendimmarrësve, por e popullit të Kosovës, ku diaspora e ka hisen dhe detyrat e saj. Prandaj, në vend që të kapitullojë dhe t’ia kthejë shpinën Kosovës, diaspora duhet të përfshihet në proceset politike të Kosovës. Ajo ka të drejtë të kërkojë llogari, në emër të energjisë si dhe investimit të vazhdueshëm material që ka bërë, me dekada të tëra, për të mirën e Kosovës.
Mirëpo, duke pasur parasysh rezistencën e lidershipit kosovar ndaj ndikimit politik të mërgatës së fuqishme dhe të numërt, kjo e fundit duhet të lobojë në mënyrë aktive në vendet ku ajo jeton dhe që janë donatorë të Kosovës, në mënyrë që asaj t’i hapen dyert drejt pjesëmarrjen institucionale në jetën politike të Kosovës. Me fjalë të tjera, diaspora duhet të ketë përfaqësim dinjitoz në Parlamentin dhe në ekzekutivin e Kosovës për ta shtyrë procesin e ndryshimeve politike në vend. Gjeneratat e saj të reja ngërthejnë kapacitete reale dhe përvoja perëndimore për të ndihmuar procesin e modernizimit politik dhe socioekonomik të Kosovës.
Në emër të redaksisë, ua urojmë të gjithëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë