Integrimi
Gjithnjë më shumë të huaj duan ta “zviceranizojnë” mbiemrin!
Me gjithë liberalizimin e ligjit, nga “Radosavljević” nuk bëhet dhe aq lehtë Meier, shkruan gazeta duke iu referuar dukurisë që mbiemrat sllavë, gjegjësisht ata me mbaresën “ić” janë më së shpeshti objekt i kërkesave për ndryshim

Mbaresa e mbiemrit me “ić” duhet të hiqet: familja Radosavljević dëshiron që tash e tutje të quhet Huber». Kështu mban titullin artikulli i botuar të martën në gazetën “Aargauer Zeitung” që bën fjalë për trendin aktual në mesin e të huajve për ndryshimin e mbiemrave (dhe emrave) “të papërshtatshëm” në mbiemra zviceranë.
Ndonëse nga viti 2013 ndryshimi i emrave është bërë më i lehtë se më parë, ai vazhdon të jetë kompleks. Sidoqoftë, nga viti i përmendur vihet re një shtim i kërkesave të personave me prejardhje të huaj për ndryshimin e emrave, shkruan gazeta e përmendur, përcjell albinfo.ch.
Perceptimi se me mbiemrin që tingëllon “çuditshëm” i nënshtrohen diskriminimit, bën që shumë të huaj t`i hyjnë procedurës së ndërlikuar të ndërrimit të mbi-emrit. Këtë e konfirmon edhe drejtuesja në Zyrën e Gjendjes civile në Kantonin Baselland, Sabine Menge. “Është duke u rritur trendi i lejimit të ndryshimit të mbiemrave të huaj, që kërkohet nën supozimin e diskriminimit”.
Por megjithatë nga “Radosavljević” nuk bëhet dhe aq lehtë Meier, shkruan gazeta duke iu referuar dukurisë që mbiemrat sllavë, gjegjësisht ata me mbaresën “ić” janë më së shpeshti objekt i kërkesave për ndryshim. Për këtë arsye, në të shumtën e rasteve kemi vetëm përshtatje gjegjësisht heqje të ndonjë shkronje nga mbiemri. Ndërsa “Helvetizimi i plotë i mbiemrit ndodh në raste shumë të rralla”.
Në vitin 2013 në kantonin Appenzell Innerrhoden një person me një emër turk e kishte ndryshuar atë në Alex. Por me mbiemrat kjo procedurë duket më e ndërlikuar. Një çift me fëmijët e vet në kantonin Schwyz kishte kërkuar në vitin 2013 ndryshimin e mbiemrit serb në mbiemrin zviceran Huber. Arsyeja e kërkesës ishte se biznesi i familjes po dëmtohet nga mbiemri serb. Po ashtu edhe vajza 5 vjeçare po ka problem me atë mbiemër, madje edhe kur ai deshifrohet, ai mbetet i vështirë për t`u shqiptuar. Ndërkaq mbiemri Huber do ta zgjidhte këtë problem, aq më tepër pasi që ai përshtatet për nga kuptimi me veprimtarinë që familja serbe ka zhvilluar më parë, bujqësinë. “Huber” rrjedh nga fjala “Hube” që shënon emërtimin e një mase matjeje të hapësirës, ndërsa “Huber” personin që ka një arë të atyre përmasave, transmeto albinfo.ch. Për këtë arsye familja ka menduar se ky mbiemër do të duhej të ishte i përshtatshëm. Njësoj mendon edhe znj. Menge. “Ne parapëlqejmë që mbiemri i ri të ketë një lidhje me të vjetrin”.
Me ndryshimin e bërë në vitin 2013, ligji nuk kërkon më që për ndërrimin e mbiemrit të sillen arsyetime “të rëndësishme”, sikur kërkonte më parë, por vetëm arsyetime “që mund të merren në konsideratë”. Për pasojë, në kantonin Aargau nga 143 kërkesa për ndryshim që janë bërë në vitin 2013, ka arritur në 243 numri i kërkesave të bëra në vitin 2015.
Rreth asaj se sa mirëkuptim tregojnë të huajt dhe konkretisht ballkanasit për bashkatdhetarët e tyre që ndryshojnë mbiemrat, portali 20minuten.ch ka bërë një anketë me shqiptarët dhe serbët.
“Në mesin e shqiptarëve dhe serbëve është e njohur tendenca e bashkatdhetarëve të tyre për të ndryshuar mbiemrat me “tingëllim të huaj”. Më së shpeshti bëhet fjalë për thjeshtësimin e mbiemrit ose për heqjen e mbaresës “ ić”, thotë Dragan Gavrić, kryetar i komunitetit të serbëve në Zvicër. “Ata e bëjnë një gjë të tillë për t`u distancuar nga imazhi i keq i këtyre mbiemrave”. Ndodh që të shikohen shtrembër ata që ndryshojnë mbiemrin por për ne kjo nuk është assesi tradhti ndaj vendit posë kulturës.
Ndërsa SHefqet Cakolli, kryetar i SHKA-së “Dardania” në Winterthur, i pyetur nga gazeta thotë se i njeh disa raste të bashkatdhetarëve që i kanë ndryshuar emrat (mbiemrat) për t`i bërë ata më të thjeshtë. “Shqiptari sot dëshiron të përshtatet dhe për këtë arsye u jep edhe fëmijëve emra të zakonshëm”, thotë ai. Ndodh po ashtu që me rastin e martesës me një zviceran ose zvicerane të merret mbiemri i partnerit/es. Por kjo ndodh rrallë dhe shumica mbajnë mbiemrat e tyre. Edhe Cakolli mendon se ndërrimi i mbiemrit nuk është dorëheqje nga vendi ose kultura . “Traditat mund të ruhen dhe kultivohen edhe me mbiemra të ndryshuar “, thotë Cakolli. Ai shton se kjo është thjesht një “metodë moderne për t`iu qasur problemeve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime