Foto Perparim Avdili, Vatikan
CH-Ballkani
100 mijë njerëz në shenjtërimin e Nënës Terezë
Një grup i vizitorëve nga Zvicra tashmë ka mbërritur në Romë. Përparim Avdili politikan shqiptar nga Cyrihu bashkë me një grup shokësh ka mbërritur në Itali, dhe sjell me fotografi atmosferën një ditë para ngjarjes së madhe botërore të shenjtërimit të Nënë Tereze në Vatikan.
Yjet shqiptarë do të jenë bashkë në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezës. Interesimi për këtë ceremoni është i jashtëzakonshëm, derisa nuk do të mungojnë as politikanët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Sopranoja Inva Mula do të interpretojë “Ave Maria” të Schubert. “Thais Meditation” i Massenet do të vijë nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.
“Panis Angelicus” do të interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho. “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, do të vijnë nga tenori Ramë Lahaj. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.
“What Child is This”, një ndër simbolet më të famshme të Krishtlindjeve, do të interpretohet nga këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit.
Finalizimi do të jetë me himnin e madh të kompozitorit Genc Tukiçi, të titulluar “Vals hyjnor”, me vet vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë.
Një grup i vizitorëve nga Zvicra tashmë ka mbërritur në Romë. Përparm Avdili politikan shqiptar nga Cyrihu bashkë me një grup shokësh ka mbërritur në Itali, dhe sjell me fotografi atmosferën një ditë para ngjarjes së madhe botërore të shenjtërimit të Nënë Tereze në Vatikan.
Ndërkohë, edhe në trojet shqiptare do të ketë shumë aktivitete me këtë rast. Aktivitetet do të vijojnë më 6 shtator me përurimin medaljoni i Nënë Terezës në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe në datën 7 do të shfaqet një film mbi jetën e humanistes shqiptare.
Është parashikuar se të dielën më shtator mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.
Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














