Lajme
Pack: Pas bisedimeve teknike, çështje të tjera
Problemet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të cilat mund të zgjidhen në nivel teknik, do të duhej të zgjidheshin

Dialogu teknik nuk nënkupton zgjidhjen e çështjeve politike e kushtetuese. Kështu ka thënë Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Sipas saj, sa i përket ritakimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, për të vazhduar bisedimet për të ashtuquajtura çështje teknike, fillimisht duhet të ketë një rezultat.
“Nuk jam e sigurt nëse ka deri më tani ndonjë rezultat, sepse ekzistojnë probleme teknike. Ju e dini se librat kadastral janë ende në Beograd – gjë që krijon probleme për investime dhe shitjen e pronave… e kështu me radhë. Nuk e di se a është zgjidhur ky problem. Është gjithashtu çështja e lëvizjes së lirë dhe e kufijve – nuk mendoj se është zgjidhur diçka. Mendoj se kanë qenë bisedimet e para, tani do të kemi sërish bisedime dhe vetëm mund të shpresojmë që të dalë diçka nga ato”, ka thënë Pack.
Ajo ka thënë se “problemet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të cilat mund të zgjidhen në nivel teknik, do të duhej të zgjidheshin”.
Duke i komentuar deklarimet e autoriteteve kosovare të cilat kanë thënë se presin që në përfundim të këtij procesi, pra të dialogut, Kosova të njihet nga Serbia, ajo ka thënë se i gjithë ky proces i dialogut teknik, është keqkuptuar nga kosovarët.
“Mendoj se ata kanë keqkuptuar dialogun teknik. Dialogu teknik nuk nënkupton zgjidhjen e çështjeve politike e kushtetuese. Dialogu teknik është një gjë dhe Prishtina do të duhej të ishte e kënaqur nëse arrin rezultatet e nevojshme. Çështjet tjera duhet të zgjidhen me kohë – hap pas hapi”, ka thënë eurodeputetja Pack.
Ndërkohë shefi i diplomacisë portugeze Luis Amado, duke folur për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, ka vlerësuar se ky proces në masë të madhe do të influencojë në stabilitetin e rajonit dhe të Evropës në të ardhmen. Sipas tij, Lisbona pret që dinamika e këtij dialogu të jetë shumë konstruktive për qëllimin përfundimtar që Serbia të bëhet anëtare e barabartë e BE-së.
Të hënën e ardhshme në Bruksel mbahet raundit i dytë i bisedimeve teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa delegacionet do të jenë të përfaqësues si edhe të bisedimet e para të drejtpërdrejta, që u mbajtën në ndërtesën e Këshillit të Evropës në Bruksel, më 8 dhe 9 mars.
Edhe raundi i dytë do të jetë i mbikëqyrur nga ndërmjetësuesi i dialogut – Robert Cooper, këshilltari politik i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Nuk është bërë e ditur nëse në raundit e dytë do të merr pjesë edhe ndihmëszëvendësekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme