’’Ardhmëria’’ feston pavarësinë në Crissier, Vaud

Shoqata shqiptare-zvicerane ’’Ardhmëria’’ në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare në kantonin Vaud, do të organizojë një program kulturor-artistik me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Do të prezantohen shoqëritë kulturore –artistike “Ilirët’’ dhe “Teuta”, teatri “Kurora”, Shoqata e Shqiptarëve të Ballkanit “Shiko” dhe të rinjtë e FC Dardania nga Lausanne. Programi mbahet më 20 shkurt 2011 nga ora 14h30 në sallën e spektakleve ‘’Chisaz’’ në Crissier.

Info: 0762423674; 0796060071; 0765747523