Maqedonia

957 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.100 testime për covid-19, nga ku janë diagnostikuar 957  raste të reja, prej të cilëve 210 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 616 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.110.711 testime për covid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostikuarve në vend shënon  324.382, numri i pacientëve të shëruar është 310.377, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e covid-19 është  9.361, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.644, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.