Shkurt.ch
94 kilogramë ushqim për person shkon në mbeturina
Në Waisenhausplatz të Bernës është titulluar ekspozita "Hedhja e ushqimeve në mbeturina është çmenduri”
Çdo banor i Zvicrës hedh në vit nga 94 kilogramë ushqim në mbeturina. Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, një ekspozitë në Bernë tërheq vëmendjen për harxhimin e tepruar të ushqimit.
Një deri në katër persona në familje shpenzojnë rreth 2 mijë franga për ushqime, që në fund përfundojnë në plehra.
Kjo u bë e ditur nga Komiteti Kombëtar Zviceran (FAO), Zyra Federale për Bujqësi (BLW) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA).
Në Waisenhausplatz të Bernë është titulluar ekspozita “Hedhja e ushqimeve në mbeturina është çmenduri”. Organizatorët nëpërmes ekspozitës synojnë të informojnë dhe të rrisin ndërgjegjësimin rreth kësaj çështjeje.
Organizatorët në ekspozitë kanë dhënë këshilla në mënyrë që ushqimi të mos përfundojë në mbeturina. “Kuzhina duhet të planifikohet mirë”, tha kuzhinieri Philippe Rochat. “Nuk duhet të blejmë shumë. Përveç kësaj, ka mijëra ide për përdorimin e skaduar të ushqimit”, tha Rochat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














