Zhvillim
Flasin praktikantët e parë të infermierisë të ardhur legalisht nga Kosova
Qëndrim Thaçit i pëlqen „totalisht“ këtu, në St. Georgen. Dhe e thotë këtë me sy që i shkëlqejnë nga gëzimi. Dy bashkatdhetaret e tij, Egzona Kastrati dhe Bashkime Berisha duken disi më të tërhequra por edhe ato pohojnë atë që e thotë Qëndrimi.
Të tre, nga fillimi i shtatorit kanë filluar trajnimin e tyre në shtëpinë e pleqve “St.Gorgen”, në kaudrin e një projekti të Gjakonisë së Württembergut , e cila u mundëson 27 të rinjve nga Kosova migrim legal në Gjermani, shkruan südkurier.de.
“Për ne ka qenë një rast i mirëseardhur që të marrim pjesë në këtë projekt” thotë Florije Sula, shefe e personelit në këtë shtëpi. Kënaqësia e saj ka edhe një arsye më shumë: ajo vetë vjen nga Maqedonia dhe, ashtu sikurse tre të porsaardhurit, edhe ajo është shqiptare.
Së bashku me një delegacion të Gjakonisë ajo kishte qenë në nëntorin e kaluar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe e ka bërë testimin e rreth 40 kandidatëve, transmeton albinfo.ch. Nje agjenci kosovare e punësimit ka bërë publicitet për projektin nëpër mediet e atjeshme. “Ne jemi informuar për këtë përmes internetit”, kujton Qëndrimi. Që të tre kanë tashmë përvojë në infermieri, që ishte parakusht për të konkurruar.
Pastaj gjithçka ka shkuar shumë shpejt, thotë Florija por “e organizuar mirë”. Konkurruesit kanë mësuar gjatë nëntë muajve gjuhën dhe veçoritë regjionale. Ndërsa në qershor ata kishin ardhur për disa ditë që të njiheshin me ambientin.
“Në Kosovë nuk ka përkujdesje për të moshuarit”, thotë Egzona. “Atje ka një tjetër kulturë dhe të moshuarit përkujdesen nga familjarët e tyre”, përjell albinfo.ch. Por asnjëri prej tyre nuk çuditen përse në Gjermani është ndryshe. “Këtu punojnë të gjithë familjarët kështu që nuk u mbetet mjaft kohë”.
Ka qenë në radhë të parë joshja për një trajnim reputativ ndërkombëtar ajo që i ka sjellë në Gjermani, thonë të tre njëzëri. Por, natyrisht, edhe paraja ka luajtur një rol, e pranon hapur Thaçi. Sepse, megjithatë, si një praktikant ai këtu fitin trefishin e pagës së një profesionisti në Kosovë.
Ndërsa Florije Sula shton: “Ky projekt është i levërdishëm për të gjithë ne. Fundja, ne kishim nevojëe për fuqi të re punëtore dhe pa këta të tre do të mbeteshim keq.”
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












