Tematike
90% të kosovarëve që marrin shtetësinë zvicerane, nuk kanë lindur në Zvicër
65 për qind e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, shtetësinë zvicerane e kanë marrë përmes natyralizimit. Kjo është veçanërisht e theksuar tek shtetasit e dyfishtë me prejardhje nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut
18 për qind e popullatës zvicerane të moshës mbi 15-vjeçare kanë shtetësi të dyfishtë. Si rezultat, është rritur më tej pjesëmarrja e tyre në popullatën e gjithëmbarshme, shkruan blick.ch. Kjo kategori përfshin pothuajse një milion njerëz, siç e tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), të që u publikuan sot.
Shifrat dallojnë shumë në varësi nga zonat e vendit. Kështu, pothuaj çdo i dyti qytetar zviceran në kantonin e Gjenevës është shtetas i dyfishtë, transmeton albinfo.ch. Konkretisht: 45 për qind. Shifrat mbi mesataren janë gjithashtu në kantonet e Vaud (30%), Neuchâtel (26%) ose Cyrih dhe Basel-Stadt (secila rreth 22%).
Nga ana tjetër, rreth 10 për qind është shkalla e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në kantonet rurale si Uri, Ob- dhe Nidwalden ose Appenzell Innerrhoden.
65 për qind e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, shtetësinë zvicerane e kanë marrë përmes natyralizimit. Kjo është veçanërisht e theksuar tek shtetasit e dyfishtë me prejardhje nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch. Në të tri këto raste, më shumë se 90 për qind e tyre shtetësinë zvicerane e kanë marrë përmes natyralizimit, d.m.th. si të ardhur nga shtetet përkatëse.
Nga ana tjetër, 35 për qind e qytetarëve të dyfishtë nënshtetësi zvicerane e kanë marrë me lindje, pra ata kanë vetëm prejardhjen e huaj (prindërit).
Shtetësia që është ruajtur më së shpeshti me rastin e marrjes së shtetësisë zvicerane ishte ajo italiane (në 24 për qind të rasteve), transmeton albinfo.ch. Pastaj vjen në radhë shtetësia franceze (pak më shumë se 11 për qind) dhe shtetësia gjermane (mbi 8 për qind).
Gjermanët kanë regjistruar deri tani rritjen më të lartë të numrit të natyralizimeve: nëse ata në vitin 2000 ende përbënin 2.3 për qind të të gjithë qytetarëve të rinj me shtetësi zvicerane, në vitin 2018 kjo shkallë u ngjit në 14.4 për qind.
Siç e tregon statistika më e re, interesimi i italianëve për nënshtetësinë zvicerane ka rënë ndjeshëm: në vitin 2000 ata përbënin pak më pak se një të katërtën e të gjitha natyralizimeve, ndërsa në vitin 2018, vetëm 11.9 për qind.
Rreth 42,000 njerëz janë natyralizuar në Zvicër vitin e kaluar, që i bie rreth 3.000 më pak se një vit më parë. Mesatarisht, një e katërta deri në një të tretën prej tyre kanë përfituar nga natyralizimi i lehtësuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












