Kosova
9 të arrestuar nga Maqedonia dhe Kosova, organizonin luftëra ilegale me qen
Nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët dyshohen se kanë organizuar luftëra të paligjshme me qen, janë arrestuar mbrëmë, pak para mesnate, pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia e Manastirit në fshatin Crneec. Kundër të dyshuarve do të ngritet kallëzim penal për keqtrajtim dhe torturë ndaj kafshëve.
Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir, katër nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës të moshës 49, 43, 48 dhe 53 vjeç, ndërsa katër janë nga Manastiri, të moshës 51, 41, 43 dhe 43 vjeç, shkruan INA. Personi i nëntë është një 59-vjeçar nga Shtipi, transmeton albinfo.ch.
Nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë SPB Manastir kanë konfirmuar për Agjencinë MIA se personat janë kapur në oborrin e një shtëpie në fshatin Crneec, ku janë zhvilluar luftimet e paligjshme me kafshë.
“Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar mbrëmë rreth orës 23:00, policët kanë gjetur një qen të plagosur dhe disa objekte që lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për ‘torturë ndaj kafshëve’,” thuhet në njoftimin e SPB Manastir.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











