Kosova
87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit 2023
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se përgjatë vitit 2023 janë gjithsej 87 zyrtarë policorë të dorëhequr, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, Hoxha ka theksuar se 28 zyrtarë policorë futen në listën e atyre që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.
Ai e konsideron si një prej sfidave ripërtrirjen e Policisë së Kosovës.
“Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës, edhe ruajtja e kuadrove të veçanta, sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brena policisë me qëllim që të mos e braktisin policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes, gjë që është një trend që ka vazhduar brendapërbrenda policisë së Kosovës”, tha Hoxha.
Ndërprerje të marrëdhënies së punës janë – 28, zyrtarë policorë të pensionuar janë -145, zyrtarë policorë të vdekur janë -24 dhe një zyrtar policor i rënë në detyrë.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












