Lajme
87 për qind e pacientëve me korona në Zvicër kanë “dalë gjallë” nga spitalet
20 spitale që kanë marrë pjesë në sistemin e monitorimit CH-SUR-Covid kanë deklaruar se 2,640 pacientë kishin Covid-19 si "shkak të konfirmuar ose të dyshuar të vdekjes"
Që nga fillimi i pandemisë, rreth 87 për qind e pacientëve me koronavirus në Zvicër kanë mundur të largohen sërish, të gjallë, nga spitali, transmeton albinfo.ch. Rreth 12 për qind nuk kanë arritur t`i mbijetojnë sëmundjes.
Në total, rreth 20 spitale që kanë marrë pjesë në sistemin e monitorimit CH-SUR-Covid kanë deklaruar se 2,640 pacientë kishin sëmundjen Covid-19 si “shkak të konfirmuar ose të dyshuar të vdekjes”.
Nga fundi i shkurtit 2020 deri në fund të janarit të vitit 2022, kanë qenë 254 persona të infektuar që kishin vdekur nga një sëmundje tjetër ndërsa 19,205 pacientë me koronavirus janë larguar nga spitali, njofton srf.ch.
Shifrat mund të gjenden në raportin e fundit të CH-SUR në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Në parim, këto të dhëna pasqyrojnë efektin pozitiv të vaksinimit në raport me shtrimin në spital dhe rrjedhimisht ndikimin e vaksinimit kundër rrjedhës fatale, (vdekjes) thuhet në raportin në fjalë.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit, pra, nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 deri në fund të nëntorit 2021, nga 7883 pacientë të shtruar në spital gjatë kësaj kohe, nga sëmundja Covid 19 kanë vdekur “vetëm” 80 persona të vaksinuar dy ose tri herë (me vaksinë përforcuese), përcjell albinfo.ch
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, shumë më tepër njerëz të pavaksinuar janë shtruar në spital, përkatësisht 7179 – krahasuar me 884 të cilët ishin vaksinuar dyfish ose të rritur dhe 361 që kishin marrë një dozë të vetme vaksinimi.
Këto shifra nuk përfshijnë ata persona, mosha, statusi i vaksinimit ose gjinia e të cilëve nuk dihej ose që janë shëruar.
Sipas informacionit që përmban raporti, sistemi CH-SUR mbulon rreth 61.7 përqind të pranimeve të raportuara në spital në lidhje me Sars-Cov-2 në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












