Lajme
800 kosovarë me azil të mbrojtur në BE
Gjatë vitit 2011 në Francë është lejuar statusi i mbrojtjes për 820 vetë nga Kosova
Kërkesat për azil të më tepër se 800 personave nga Kosova janë pranuar në vendet e Bashkimit Evropian, në vitin 2011, dhe të gjithë ata kanë fituar status të mbrojtur, deri në vendimin final, bën të ditur agjencia Eurostat.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2011 në Francë është lejuar statusi i mbrojtjes për 820 vetë nga Kosova, ndërsa 15 të tjerë, këtë status e kanë fituar në Luksemburg, tranmseton ReL.
Vitin e kaluar, sipas agjencisë Eurostat, vendet e BE-së i kanë pranuar 84100 kërkesa për azil.
Në këtë listë prinë Britania me 14400 kërkesa, në Gjermani janë bërë 13 mijë, në Francë e Suedi nga mbi 10 mijë, e të tjera.
Më së shumti azilkërkues vijnë nga Afganistani, gjithsej 13300 vetë, pastaj janë irakianët me 9 mijë dhe somalezët me 8900 azilkërkues
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











