Kosova
8-vjeçarja nga Prishtina fiton garën ndërkombëtare në matematikë në Dubai
Ajo arriti të zgjidhte 45 ushtrimet matematikore brenda 2 minutave e 23 sekonda.
Nina Jakupi është 8-vjeçarja shqiptare, e cila arriti të dalë si vajza më inteligjente në mesin e konkurentëve të tjerë nga 44 shtete, përcjell albinfo.ch.
Nina mori pjesë në garën ndërkombëtare të Matematikës në Dubai. Ajo arriti të zgjidhte 45 ushtrimet matematikore brenda 2 minutave e 23 sekonda.

8-vjeçarja nga Prishtina tha se i pëlqen shumë matematika dhe se ka fituar tri çmime për garat në matematikë. Nina tha se ka shumë dëshirë që të këtë sukses dhe se do të marrë pjesë në çdo konkurs.
“Më pëlqen shumë matematika, pasi ka diçka që më bën të ndihem shumë krenare. Kam dëshirë të kem sukses në çdo konkurs ku marr pjesë. Më thonë se je shumë e talentuar në matematikë”.
Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










