Gruaja
8 Marsi është Dita e luftës për të drejtat e grave dhe jo Dita e Shën Valentinit…
Sigurisht që sot, kur do të kaloni nëpër rrugët e vendbanimit tuaj apo në transportet publike, do të shihni burra apo gra me trëndafila të mbështjellë në celofan, duke shënuar edhe këtë vit 8 Marsin me lule. Edhe këtë javë gratë janë bombarduar me oferta komerciale të llojllojshme, me buzëqeshje të ngrohta, me fjalinë: “Të lutem, sot është dita juaj”, me revista dhe emisione ku do të flitet vetëm për gratë dhe me gratë (me që 364 ditë janë të burrave, 1 ditë për gra). Mos, vallë, Dita e 8 Marsit është shndërruar në Ditën e Shën Valentinit? Me sa duket, kemi të bëjmë me një amnezi shoqërore, është harruar fakti se kjo ditë është organizuar nga OKB-ja me një qëllim të saktë, dhe jo nga qendra komerciale…
Çdo 8 mars, pa hyrë në historinë e luftës së femrave, të paktën mund të themi se që nga viti 1975, 8 Marsi festohet në mënyrë ndërkombëtare, një ditë ku shënohet lufta për të drejtat e grave. Është interesant të analizohet emërtimi i kësaj dite. Një gazetare frankofone i është rikthyer kësaj çështjeje duke rikujtuar faktin se fillimisht kjo ditë quhej Dita ndërkombëtare e luftës pët drejtat të grave, dhe më pas ajo është bërë Dita ndërkombëtare për të drejtat e gruas, më pas, Dita Ndërkombëtare e Grave, kurse tani flasim për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo rrëmujë sintaktike tregon shumë mirë se çfarë shënon kjo ditë në vitin 2015 dhe sjell në pah se ideja e luftës për të drejtat e gruas është duke u zhytur në klishe dhe stereotipe, në të cilat shoqëria jonë bashkëkohore mundohet të ngopë statusin e gruasë. Edhe pse historikisht shënimi i kësaj ditë meriton një debat më të gjerë, një gjë është më së e qartë. Në fund të fundit, sot dhe për disa vjet, 8 Marsit është bërë një mundësi për markat, programet televizive, apo institucionet e ndryshme një ditë ku shënohet në mënyrë shumë superoficiele qenia e gruas në shoqëri. Lule, kozmetika, oferta të ndryshme për të shënuar bukurinë e saj, ja pra si po shënohet gjithnjë e më shumë kjo ditë. Ndoshta kjo formë është bërë mënyra më cinike dhe e trishtueshme për të përkujtuar luftën e të gjitha atyre grave që kanë luftuar që ne një ditë të shijojmë lirinë dhe të drejtat tona dhe të vazhdojmë luftën për këto të drejta.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











