Kosova
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Çdo të premte, nga ora 13:00 deri në 14:00 (përveç festave zyrtare), ata mund të vizitojnë Konsullatën dhe të përfshihen në aktivitete në kuadër të “Ditës së Hapur"

Konsullata e Republikës së Kosovës në Zvicër ka shpallur një mundësi të re për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët kosovarë. Çdo të premte, nga ora 13:00 deri në 14:00 (përveç ditëve të festave zyrtare), qytetarët janë të ftuar të vizitojnë Konsullatën dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme në kuadër të “Ditës së Hapur”.
Ky hap ka për qëllim të ofrojë një mundësi për të njohur nga afër punën dhe shërbimet që ofron Konsullata, si dhe të krijojë një platformë për diskutime dhe sugjerime që do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve konsullore. Konsullata, e cila mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe profesionalizmit, është e gatshme të ofrojë mbështetje për të gjitha kërkesat e qytetarëve, pa dallim.
Çfarë mund të presin vizitorët gjatë Ditës së Hapur?
- Njohje me punën e Konsullatës: Vizitorët do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë aktivitetet dhe përgjegjësitë e Konsullatës së Kosovës.
- Takime me stafin e misionit: Pjesëmarrësit mund të takohet drejtpërdrejt me stafin dhe të diskutojnë çështje që i preokupojnë.
- Përmirësimi i shërbimeve konsullore: Një mundësi për të dhënë sugjerime dhe ide që mund të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe aktiviteteve konsullore.
Konsullata ka hequr gjithashtu kërkesën për terminet e zakonshme për shumicën e shërbimeve, me përjashtim të kërkesave të veçanta, duke u mundësuar qytetarëve të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet konsullore.
“Dita e Hapur është një mundësi për të qenë më afër qytetarëve tanë dhe për të dëgjuar nevojat e tyre. Ne besojmë se duke bashkëpunuar dhe komunikuar më shumë, mund të ofrojmë shërbime më të mira dhe më efektive”, thekson Konsulli Vigan Berisha.
Për të shmangur pritjet në telefon dhe për çdo informacion tjetër, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën në adresën e e-mailit: [email protected].
Konsullata e Kosovës në Zvicër është gjithmonë e hapur për të shërbyer dhe mbështetur komunitetin kosovar, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet mes institucioneve dhe qytetarëve.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit