Kosova
75% e votave të refuzuara nga diaspora nuk janë votues të regjistruar

Në prononcimin e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora, të cilat kanë ardhur me postë, përcjell albinfo.ch.
Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion, dy kategoritë më të refuzuara të këtyre zarfeve janë persona të cilët kanë dërguar fletëvotime pa qenë pjesë e listës votuese jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për 8,914 raste gjithsej.
Vlen të theksohet se nga 11,840 KQZ-ja ka refuzuar, 5,078 zarfe të dërguara nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe 3,836 të tjera të dërguara nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore. Nëse shprehen në përqindje, atëherë del se 75.28% e votave të refuzuara u takojnë këtyre dy kategorive.
Sipas KQZ-së, arsyet e tjera të refuzimit kanë të bëjnë me votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (908), votues të paidentifikuar – votim grupor (1,551) dhe zarfe të dërguara nga votues, të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (467).
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht Ndihma për fillimin e shkollës është duke u paguar aktualisht: Për të gjithë fëmijët midis moshës...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës