Lajme
71% e zviceranëve do të pushojnë në Zvicër, mbështesin turizmin e vendit
71 për qind e të anketuarve besojnë se pushimet duhet të rezervohen në Zvicër për të mbështetur turizmin e vendit
Shumica e popullsisë së Zvicrës vazhdon të planifikojë që pushimet e këtij viti, t`i kalojë në Zvicër. Kjo është treguar nga një sondazh përfaqësues online i realizuar nga agjencia mindnow në mes të 22 dhe 25 majit, shkruan sda.ch
Rreth 83 për qind e 1.700 grave dhe burrave të anketuar nga të gjitha kantonet janë duke planifikuar pushime për këtë vit.
Por destinacionet më të dashura nuk janë udhëtimet në det ose në ndonjë metropol të madh diku në botë, transmeton albinfo.ch. Ato janë kryesisht në Graubünden ose Berner Oberland, ka njoftuar agjencia e përmendur e Cyrihut të hënën.
71 për qind e të anketuarve besojnë se pushimet duhet të rezervohen në Zvicër për të mbështetur turizmin e vendit.
Banorët e kantoneve kufitare, si ata të Gjenevës dhe Ticinos, nga 95 për qind në të dy rastet, janë veçanërisht të vendosur për pushime në vendin e tyre. Ndërsa ata të Kantonit Schwyz janë të fundit në këtë listë, me vetëm 58 për qind.
Destinacionet më të preferuara të pushimeve në Zvicër për zviceranët, sipas sondazhit janë: kantoni Graubünden (44 për qind), Berner Oberland (34.5 për qind), Valiis (31 për qind), përcjell albinfo.ch. Ndërsa Ticino është i katërti me 30.5 për qind.
Nga 22 deri në 25 maj, 1,700 njerëz midis moshës 18 dhe 80 vjeç janë intervistuar për anketën e përmendur. 53 për qind ishin gra dhe 47 për qind burra
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











