Lajme
70 për qind e atyre që duan të shkojnë dhe të punojnë në Gjermani janë meshkuj
Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshironin më tepër mbështetje kur kërkojnë një punë në Gjermani. Në një sondazh jopërfaqësues, të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me afro 30.000 persona që duan të vijnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës thanë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit, përcjell albinfo.ch.
Në anketën e realizuar nga OECD-ja në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane. 74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare.
Pjesa më e madhe (19 për qind) vjen nga India – kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personel sanitar. Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila kërkojnë të vijnë kryesisht zanatçinjtë.
Më shumë burra se gra
70 për qind e atyre që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 për qind u shprehën se do të sillnin familjet me vete.
Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani. Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të vinin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.
Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar
Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat. Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.
Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi. Përveç kësaj, të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi, gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani. Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












