Futboll
7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Më 3 maj të vitit 2016, me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë evropiane të futbollit, përcjell albinfo.ch.
Me anëtarësimin e saj në UEFA, Kosova u bë anëtarja e 55-të asokohe e qeverisë evropiane të futbollit.
Asokohe president i Federatës së Futbollit të Kosovës, legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri, e cilësoi këtë anëtarësim si historik, dhe si një drejtësi të vonuar.
“Një drejtësi e vonuar, por duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës, ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-s ishin të vështira për shkak të kahjes që i dhanë kuvendit disa shtete”, tha Vokrri.
Anëtarësimi i Kosovës në UEFA u mundësoi ekipeve të elitës së futbollit kosovar që të jenë pjesëmarrëse në garat evropiane.
Po ashtu, kjo gjë i hapi rrugën Kosovës të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj në Mexico City.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










