Lajme
7 nga 10 austriakë janë vaksinuar të paktën një herë
Shtatë në dhjetë persona në Austri janë vaksinuar kundër Covid-19 të paktën një herë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit nga regjistri elektronik i vaksinimeve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan albinfo.at.
Sipas raportit të publikuar nga mediat austriake, deri ditën e hënë (22.11) 6.2 milionë (69.9 për qind e popullsisë) kishin të paktën dozën e parë të vaksinimit kundër koronës, 327,000 prej tyre vetëm në muajin nëntor.
Me masat rigoroze, të cilat ka ndërmarrë ditëve të fundit qeveria austriake, sidomos për personat që nuk i binden vaksinimit dhe me rritjen e rasteve të reja, numri i kërkesave për vaksinim për herën e parë është rritur ndjeshëm në fund të tetorit dhe fillim të muajt nëntor.
Sa për krahasim, derisa në fund të tetorit ishin vaksinuar vetëm 66 për qind e popullsisë në Austri me të paktën një vaksinë, tri javë më vonë, shifra ka arritur në 69.9 për qind. Ndërkohë sipas statistikave, përqindja e banorëve të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinimit dhe posedojnë certifikatë vaksinimi është 66 për qind.
Kërkesa të mëdha edhe për vaksinën përforcuese
Po ashtu në tri javët e fundit janë rritur ndjeshëm kërkesat edhe për dozën e tretë të vaksinimit. Pothuajse 1.3 milion (14.3 për qind) e banorëve kanë marrë edhe dozën përforcuese.
Në raportin e fundit të ditës së martë numri i infeksioneve të reja ka pësuar rënie, dhe ishte 9.513 raste të reja, ndërkohë rritje kishte numri i të vdekurëve nga Covid -19, që brenda 24 orëve u raportuan 72 raste.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










