Futboll
7 gjëra që duhet të dini para Kampionatit Evropian në Zvicër
Gjeni disa fakte interesante për Kampionatin Evropian të Femrave në Zvicër

Kur do të zhvillohet Kampionati Evropian?
Ndeshja hapëse midis Islandës dhe Finlandës do të luhet më 2 korrik në orën 18:00. Tre orë më vonë, skuadra kombëtare e Zvicrës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në grup kundër Norvegjisë. Finalja do të luhet më 27 korrik, afërsisht tre javë më vonë, raporton 20min.ch, transmeton albinfo.ch.
Zvicra si organizatore, për herë të parë
Asnjëherë më parë nuk është mbajtur një Kampionat Evropian i femrave në Zvicër. Për Shoqatën Zvicerane të Futbollit (SFV), ky është një projekt prestigjioz me synimin për t’i dhënë futbollit të grave një nxitje afatgjatë, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Ku do të luhen ndeshjet?
31 ndeshjet e turneut do të zhvillohen në tetë qytete. Ndeshja hapëse do të luhet në Stockhorn Arena në Thun, ndërsa finalja do të mbahet në St. Jakob-Park në Bazel. Stadiumet e tjera ndodhen në Bernë, Gjenevë, Lucernë, Sion, St. Gallen dhe Cyrih.
Sa ekipe marrin pjesë?
Në total marrin pjesë 16 kombëtare, të ndara në katër grupe me nga katër ekipe secili.
Çfarë çmimi ka për të fituar?
Totali i fondit të çmimeve është pothuajse 39 milionë franga zvicerane, një rekord. Çdo kombëtare merr 1.8 milionë vetëm për kualifikimin. Në fazën e grupeve, shpërblimet janë 100 mijë për fitore dhe 50 mijë për barazim. Në fazën eliminatore, këto shuma rriten me çdo raund.
Shuma maksimale që një ekip mund të fitojë është pak më pak se 4.75 milionë CHF. Federatat janë të detyruara të paguajnë 30 deri në 40 për qind të këtyre shumave drejtpërdrejt lojtarëve, që do të thotë se ata shpërblehen konkretisht për performancat e tyre.
Ku do të transmetohen ndeshjet?
Ashtu si në turnetë e mëparshëm të mëdhenj, SRF do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet drejtpërdrejt në TV, pa pagesë. Përveç kësaj do të organizohen edhe zona tifozësh pranë stadiumeve si dhe shikime publike.
Cilët janë favoritët?
Si kampione bote në fuqi, Spanja hyn në këtë turne si favorite. Por edhe Anglia, Gjermania dhe Franca kanë potencialin për të bërë hapin vendimtar. Ka gjithashtu disa skuadra që mund të sjellin surpriza, si Italia, Danimarka dhe Suedia.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor