Kriza në Ukrainë
7.1 milionë persona të zhvendosur brenda Ukrainës
Më shumë se 50% e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57% përfshijnë anëtarë të moshuar dhe 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas sondazhit
Mbi 7.1 milionë ukrainas janë të zhvendosur brenda vendit, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në raportin e publikuar së fundmi nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftohet se ka një rritje prej 10% të numrit të personave të zhvendosur brenda vendit, përcjell Albinfo.ch.
“Korridoret humanitare nevojiten urgjentisht për të lejuar evakuimin e sigurt të civilëve dhe për të siguruar transportin dhe shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare, shumë të nevojshme për të ndihmuar me shpejtësi të zhvendosurit brenda vendit”, tha drejtori i përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.
Me më shumë se 4.2 milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, të paktën 11.3 milionë njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











