Shqipëria
66 persona të arrestuar si pjesë e grupit të Met Kananit
Në operacionin e sotëm vetëm në Shqipëri janë arrestuar 18 persona si pjesë e këtij grupi ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim
Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga policia në Shqipëri mëngjesin e sotem në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe partnerët ndërkombëtarë. Policia ka thënë se hetimet kanë nisur muaj më parë pas arrestimit të Met Kananit në Turqi.
Në kuadër të operacionit “Precizioni” të nisur muaj më parë janë arrestuar 66 persona. Sot janë ekzekutuar 13 urdhër arreste ndërsa 5 të tjerë, përfshi dhe Met Kananin ndodhen në burgun e Turqisë tashmë të arrestuar.
“Urdhër arrestet e sotme janë ekzekutuar në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. Ndërkohë disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Turqi ose në Maqedoni”, ka thënë Drejtori i Departamentit te Policisë Kriminale , Eduart Merkaj në një konferencë për media.
“Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Evropian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së”, theksoi ai.
Në operacionin e sotëm vetëm në Shqipëri janë arrestuar 18 persona si pjesë e këtij grupi ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni është ndërmarrë në bashkëpunim ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
https://ëëë.facebook.com/1502420603377639/videos/2161261560826870/
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










