Shqipëri
65-70% të pushuesve në Shëngjin këtë vit ishin nga Kosova
Shëngjini është plazhi tradicional i Kosovës dhe bëhet fjalë për 65-70% të pushuesve në Shëngjin që janë nga Kosova, sipas Dhomës së Tregtisë, transmeton albinfo.ch.
Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka bërë të ditur po ashtu se 30% e bizneseve në plazhin e Shëngjinit janë me pronarë nga Kosova, ndërsa 40% të apartamenteve në plazhin e Shengjinit kanë për pronarë shtetasit nga Kosova. E së fundi interesi i qytetarëve nga Kosovës, kryesisht diasporës së këtij vendi, është edhe jugu i Shqipërisë.
Por krahas tyre janë të interesuar edhe rusët e ukrainasit. Rusët kanë të preferuar Vlorën dhe biznesin. Në Vlorë gjenden të regjistruara 23 kompani ruse, nga 34 kompani që janë në Tiranë, 9 në Durrës dhe 2 në qarkun e Beratit. Nga 68 të tilla, 63 janë me pronësi 100% të huaj, pra ruse në rastin konkret, ndërsa vetëm 5 janë në bashkëpronësi me sipërmarrës shqiptarë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u është drejtuar me 3 maj të këtij viti deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkoi nga Shqipëria që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe ta kufizojë ardhjen e turistëve rusë dhe të kufizohet tregtia me Rusinë.
“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë. Ju kërkoj t’i mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjet për turistët rusë… Ndoshta vijnë vrasës të Buçës apo të Irpinit”, pati thënë Zelenskyy, duke iu referuar qyteteve ukrainase, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












