Lajme
63 % e zviceranëve janë për ndalimin e burkës
Rezultatet e sondazhit të parë tregojnë një polarizim relativisht të fortë midis partive: të majtat janë kundër dhe të djathtat, pro
Nëse do të votohej sot, ndalimi i burkës do të pritej çuditërisht mirë nga zviceranët. Kështu të paktën tregon një sondazh përfaqësues.
Ndalimi i burkës, gjegjësisht iniciativa që do të votohet më 7 mars ka marrë aprovimin e shumicës në sondazhin e parë të realizuar nga gazetat 20 Minuten / Tamedia.
Sipas gjendjes së sotme, 63 për qind e zviceranëve do të kishin votuar pro iniciativës popullore “Po për ndalimin e mbulesës” ndërsa 35 për qind do ta kishin refuzuar atë, trasnmeton albinfo.ch.
Rezultatet e sondazhit të parë tregojnë një polarizim relativisht të fortë midis partive: Votuesit e majtë janë kundër propozimit, ndërsa votuesit e CVP dhe FDP janë pro. Ndërkaq, siç dhe pritej, mbështetja në SVP është shumë e lartë.
Argumenti më bindës për ithtarët është se mbulesa e fytyrës është një shprehje e Islamit radikal dhe nuk ka vend në kulturën perëndimore, përcjell albinfo.ch.
Refuzimi i kundërshtarëve bazohet veçanërisht në dy pika: Nga njëra anë, ata janë të mendimit se është një numër i vogël i grave që mbajnë burka, dhe nga ana tjetër, shteti duhet të qëndrojë jashtë kodeve të veshjes të bëra privatisht.
Këshilli Federal ka kundërshtuar iniciativën dhe ka dalë me një kundërpopozim. Sipas tij, mbulesa është çështje e përcaktimit personal por ajo duhet të hiqet para autoriteteve, në rastet kur kërkohet të bëhet identifikimi i personave që bartin atë mbulesë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













