Lajme
62 vjet burgim për të dënuarit në rastin ”Gërdeci”
Epilogu gyjqësor vjen 4 vjet pas shpërthimit tragjik në Gërdec të Shqipërisë
Trupi gjykues i Gjykatës së Tiranës, ka marrë vendimet për dënimin e të pandehurve, ku aktorët kryesor të ngjarjes, dënohen përkatësisht me 18 vite burg për Ylli Pinarin, ish-kreun e MEICO-s dhe për Dritan Minxollin, ish-përgjegjësin e ndërmarrjes së demontimit të armëve Alba-Demil, raportojnë mediat e Tiranës.
Gjykata ka vendosur 10 vite burg për Mihal Delijorgjin, pronari i kompanisë së demontimit të armëve dhe 5 vite të tjera me dënim plotësues. Ndaj të tre këtyre të dënuarve, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Gjykata ka rrëzuar akuzën e vrasjes për të gjithë të pandehurit. Të pandehurit e mësipërm nuk kanë qenë të pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku është dhënë vendimi ndaj tyre.
Sipas mediave shqiptare, Trupi gjykues i Gjykatës së Tiranë i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hodo, ka vendosur masën e dënimit me 6 vite burg për ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha dhe 4 vite të tjera, ai nuk do të mund të kryej asnjë detyrë shtetërore.
Gjithashtu, me 4 vite burg është dënuar edhe gjenerali tjetër Shpëtim Spahiu dhe 3 vite të tjera nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.
Me 3 vite burg është dënuar Shkëlzen Madani, dhe 300 mijë lek gjobë. Dashnor Çaushi është dënuar me 3 vite burg, dhe dy vite të tjera mos ushtrim detyre. Gjykata ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Ndue Marku, dhe 300 mijë lekë gjobë.
Me 3 vite burg është dënuar edhe Ilmi Lacaj, dhe po kjo masë dënimi është marrë edhe për Fari Tokën. Trupi gjykues ka dënuar me 4 vite burg shtetasi Agim Babameta, ndërsa Denis Hajdari është dënuar me 3 vite burg. Ndërkaq, me një vit burg është dënuar edhe Fatbardh Kuqi, dhe tre vite burg Jorgo Mino, ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Trupi gjykues ka shpallur të pafajshëm 7 persona, dhe ndaj një të teti do të vazhdojnë hetimet. Kështu, i pafajshëm është shpallur Agim Lala, Zija Baja, Ardian Mullai, Fiqiret Mato, Adriatik Metma, Besnik Dauti dhe Julian Margariti, teksa do të vazhdojnë hetimet ndaj shtetasit Lavdi Shatro.
Gjykata ka dhënë vendimet edhe për shoqërinë “Albademil”, e cila do të jetë e detyruar të paguaj 25 milionë lekë gjobë, dhe ndalimin për të marrë pjesë në tendera për 10 vite me radhë. Gjykata gjithashtu, ka lënë në fuqi edhe sekuestron për të gjitha pasuritë e Delijorgjit deri në përfundim të të gjitha padive civile.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










