Fun
62 më të pasurit kanë më shumë se 3.7 miliardë njerëz së bashku
Po ashtu një përqindëshi i njerëzve më të pasur të botës, ose 70 milionë sish kanë më shumë pasuri se 99 përqindëshi tjetër i popullatës botërore

Pabarazia sociale në nivel global sa vjen e shtohet. Këtë gjendje e tregon në mënyrë të argumentuar edhe një studim që ka realizuar organizata humanitare Oxfam, i prezantuar nga Forumi Botëror për Ekonomi WEF në Davos.
Sipas studimit në fjalë, vetëm 62 personat më të pasur në botë zotërojnë aq pasuri sa zotërojnë gjysma e njerëzve të botë, të marrë së bashku, ose 3.7 miliardë persona, shkruan nzz.ch. Në të vërtetë, gjatë vitit të kaluar pasuria e 62 më të pasurve ështe rritur për një bilion dollarë ndërkohë që “pasuria” e 3.7 miliardë të varfërve së bashku ka rënë po për një bilion dollarë, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit në fjalë rezulton po ashtu se një përqindëshi i njerëzve më të pasur të botës, ose 70 milionë sish kanë më shumë pasuri se 99 përqindëshi tjetër i popullatës botërore.
Asetet e përgjithshme gjysmën e varfër e popullsisë së botës ka rënë në pesë vitet e fundit me rreth një trilion dollarë amerikanë (ose 41 për qind), edhe pse popullsia është rritur me 400 milion njerëz.
Në të njëjtën kohë, pasuria 62 personave të pasur është rritur me më shumë se gjysmë trilion dollarë.
Oxfam u ka bërë thirrje pjesëmarrësve t të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të përdorin ndikimin e tyre që pabarazia sociale të mos jetë gjithmonë më e madhe në botë – ajo kërcënon progresin dhe uljen e varfërisë.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz