Shqipëria
62 gra në Shqipëri raportuan se po përndiqen online, i dyshuari – një 34-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar 62 raste të përndjekjeve online, të kryera të gjitha nga 34-vjeçari me iniciale F.D., i cili aktualisht ndodhet në burg në Francë.
“Gjatë hetimeve të kryera janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale ‘Vjedhje me pasoja të rënda’ dhe ‘Komplot kriminal’, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale ‘Falsifikimi kompjuterik’, ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’, ‘Perndjekja’, dhe ‘Ndërhyrje të padrejta në jetën private’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Tutje u raportua se pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që vinin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., “dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale”.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke u kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












