Lajme
58 të vdekur nga tërmeti në Turqi e 2 në Greqi
Të paktën 60 persona raportohet se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që kishte goditur Turqinë dhe Greqinë. 58 kanë vdekur në shtetin turk, ndërsa dy të rinj kanë vdekur në ishullin Samos të Greqisë.
Dridhjet që ndodhën gjatë së premtes lanë pas edhe mbi 900 të lënduar, ndërsa ministri i Shëndetësisë turke, Fahrettin Koca, deklaroi të dielën se nuk dihet numri i saktë i personave që kanë mbetur nën rrënoja. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë tërë kohën të aktivizuara, ndërsa autoritetet thonë se rreth 103 persona kishin shpëtuar nga rrënojat.
Rreth 20 ndërtesa janë shembur në qytetin e Izmirit, shumica e tyre në zonën Bayrakli.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













