Shkurt.ch
Si e kaluan Aeroportin e Bazelit 6 të dyshuar për terrorizëm?
Qiproja ua ka ndaluar gjashtë personave hyrjen në vend me dyshimin se ata janë të afërt me qarqet e ekstremistëve islamikë. Këta meshkuj, pesë turq dhe një algjerian, kishin mundur të kalonin barrierat në aeroportin evropian Basel-Mulhouse, prej nga ishin nisur për në Qipro.
Kjo rrethanë është bërë objekt akuzash për neglizhencë dhe për dështim të masave të sigurisë drejtuar autoriteteve të aeroportit. Por pasi që ky aeroport shtrihet në dy shtete (Francë dhe Zvicër) ende nuk ka mundur të konstatohet nëse ekstremistët në fjalë kanë shfrytëzuar pjesën zvicerane apo atë franceze. Këtë përgjigje e japin autoritetet e Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës.
Mirëpo, ajo që është e sigurt është se të gjashtë personat, 25 deri 32 vjeçarë kanë shtetësi franceze, shkruajnë mediet zvicerane.
Autoritetet e pjesës franceze të aeroportit kanë deklaruar se të dyshuarit janë kontrolluar dhe nuk ka psur ndonjë arsye për t`i ndaluar. Nga ana tjetër, ata në Aeroportin e Larnaka-s në Qipro kishin pohuar se kishin ardhur për pushime.
Zëdhënës të policisë zvicerane thonë se në rast se të lartpërmendurit kthehen përmes aeroportit të njëjtë me ta duhet tëmerren autoritetet franceze.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










