E-Diaspora
6 Shqiptarë në Gjermani plaçkisnin “ari të bardhë” për ta shitur në Kinë
Ata kanë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët kanë qenë të specializuar për të plaçkitur artikuj ushqimorë për foshnje të llojit "Aptamil"
Një grup i organizuar shqiptarësh ka plaçkitur pluhur qumështi nëpër barnatoret në Lauenburg të Gjermanisë, për ta stërshitur në tregun kinez.
Sukses spektakolar i hetimeve të cilat kanë çuar deri në Kinë: Daniel Stephan nga stacioni policor në Schwarzenbek dhe kolegët e tij në Hamburg e Bremen, falë hetimeve të përbashkëta, kanë zbuluar një grup të rrezikshëm e të organizuar profesionalisht.
Ata kanë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët kanë qenë të specializuar për të plaçkitur artikuj ushqimorë për foshnje të llojit “Aptamil”, shkruan “Schleswiger Nachrichten”, përcjellë albinfo.ch. Vetëm në rrethinën e Lauenburgut, shqiptarët e moshës prej 19-26 vjeçare, në 12 raste kanë plaçkitur së paku 225 pako, në një vlerë prej më tepër se 4.500 euro.
“Malli i plaçkitur më pas i është dorëzuar një trafikanti në Hamburg, i cili e ka transportuar në Kinë”, shpjegon Stephan. Përmes video materialit, policia ka mundur të identifikojë qartë plaçkitësit. Plaçkitja ishte vërejtur kur nënat kanë kërkuar këtë lloj produkti për foshnjet e veta, ndërsa ai ka munguar. ”
`Aptamil’ dhe artikuj të tjerë ushqimorë për foshnja, në Kinë llogariten si `ari bardhë`, nga koha që atje plasi skandali me pluhurin e qumështit, i cili kinezët i bëri të pasigurt”, ka përfunduar Stephan.
Hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










