Lajme
58 të arrestuar në aksionin e Policisë Kosovare në mbështetje të EUROPOL-it
Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Operacionin 3 ditor “Ditët e veprimit të përbashkët-Ballkani Perëndimor”, në kuadër të bashkëpunimit me EUROPOL-in
Nga 27 deri më 29 janar, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 19 shtete, së bashku me Frontex dhe Europol, bashkuan forcat për të trajtuar trafikimin e armëve. Gjatë një operacioni të përbashkët 3 ditor, të koordinuar nga Qendra Operative e Europol-it në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qendra Operative e Europol-it, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informatave në mes të autoriteteve pjesëmarrëse lidhur me kontrollet në pikat kufitare të njerëzve dhe automjeteve, konfiskimet dhe hetimet e bëra. Rreth 246 000 subjekte janë kontrolluar nga vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë 219 000 njerëz dhe 14 800 automjete, thuhet në një komunikatë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës,
Si rezultat i veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 copë municion, 4 granata dore dhe rreth 500 gram eksploziv plastik. Përveç kësaj, ishte konfiskuar drogë në katër shtete, që arrijnë në rreth 505 kg marijuanë dhe 53 MDMA (substanca psikotropike). Po ashtu është parandaluar Kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, 0.8 kg duhan i pa përpunuar dhe një automjet të vjedhur, transmeton artklive.com.
Në total, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 persona iu ndalua të hyrja në pikat e ndryshme kufitare. Përveç kësaj, institucionet e zbatimit të ligjit kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine, 12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumenteve.
Gjatë veprimeve, një sasi e konsiderueshme e informacionit është shkëmbyer në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyshëm në mes vendeve pjesëmarrëse, Frontex-it dhe Europol-it. Ekspertët e Europolit kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunim e të dhënave të mbledhura.
Zyrtarët nëpër pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga Frontex. Ky veprim ishte pjesë e operacionit “Ditët e veprimit të përbashkëta – Ballkani Perëndimor”, të planifikuara nën kornizën për armët e zjarrit “EMPACT”.
Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF – Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivëve), njofton Zyra e Informimit të Policisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












