Shqipëria
57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Raporti i fundit i Eurostat ka nxjerrë përfundimin se mbipopullimi i banesave mbetet një nga problemet sociale më serioze në Shqipëri.
Sipas raportit, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, duke e renditur vendin tonë të dytin në Europë, pas Malit të Zi për vështirësitë e mëdha në kushtet e banimit dhe në nivelin e jetesës.
Sipas përkufizimit zyrtar, një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk plotëson numrin minimal të dhomave të nevojshme për përbërjen familjare. Ky minimum përfshin: një dhomë për familjen, një dhomë për çdo çift, një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç apo një dhomë për çdo dy fëmijë të së njëjtës gjini nga 12 deri në 17 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Në nivel evropian, të dhënat tregojnë se në vitin 2024 rreth 16.9% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në banesa të mbipopulluara teksa raporti citon se situata mbetet shqetësuese në disa vende të BE-së. Më shumë se 30% e popullsisë në pesë shtete anëtare jeton në kushte mbipopullimi.
Ekspertët paralajmërojnë se mbipopullimi i banesave ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin social të individëve, veçanërisht të fëmijëve, duke e bërë këtë një problem serioz social dhe ekonomik që kërkon vëmendje të shtuar institucionale.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












