Kosova
564 të shëruar dhe 321 raste të reja me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.264, nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












