Kosova
55,000 doza të vaksinës Pfizer arrijnë sot në Kosovë
Numri i vaksinave që aktualisht ka Kosova në dispozicion
Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur numrin e vaksinave që aktualisht janë në dispozicion për qytetarët. Vitia bëri të ditur se sot pritet të arrijnë 55 mijë doza Pfizer, në bazë të kontratës së nënshkruar.
“Janë 38 mijë e 610 vaksina të kompanisë Pfizer në IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që e kalon diku 10-15 mijë që janë në komunat përkatëse për dozën e dytë apo që janë furnizuar në fundjavën që e lamë pas. Të kompanisë AstraZenca në IKSHPK janë 132 mijë e 438 vaksina, duke llogaritur edhe mbi 5 mijë vaksina nëpër komuna. Nesër, sipas asaj që thashë që në fillimjavë na vijnë vaksina nga kompania Pfizer, sipas kontratës bilaterale presim që të na vijnë edhe 55 mijë doza të reja për këtë javë”, tha Vitia.
Ndryshe edhe bashkëpunëtori i kryeministri Kurti, Arianit Beqiri, ka treguar se sot do të arrijnë këto vaksina.
“Në stoqet tona për momentin janë: 38,610 vaksina Pfizer në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK). Mirëpo, janë edhe +15,000 vaksina që janë nëpër komunat përkatëse. 132,438 vaksina AstraZeneca. Sot pritet të vijnë rreth 55,000 doza të reja”, ka shkruar Beqiri në Facebook.
Ndryshe sot në tërë territorin e Kosovës kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, pas situatës së rënduar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












