Lajme
550 miliardë euro Gjermania ndan për kompanitë e prekura nga koronavirusi
Pakoja financiare që u ofrua nga qeveria është më e madhe se ndihma që ishte ofruar nga shteti gjatë krizës financiare
Është bërë e ditur se autoritetet gjermane kanë premtuar ndihma të mëdha financiare për kompanitë e vendit gjatë kohës së përhapjes së koronavirusit, përfshirë ofrimin e kredive të pakufizuara, përcjell albinfo.ch.
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier, i siguruan bizneset gjatë një konference për gazetarë se do ta kenë përkrahjen nga shteti.
“Nuk ka kufizim për kredinë e ofruar nga KfW-ja (Banka për Zhvillim), ky është mesazhi më i rëndësishëm”, tha ministri Scholz.
Ndërkohë ministri Altmaier tha se 550 miliardë euro do të ofrohen si hua vetëm për kompanitë e reja, shkruan “Daily Mail”.
Ne kemi premtuar se nuk do të dështojmë për shkak të mungesës së parave apo mungesës së vullnetit politik. Kjo nënkupton se asnjë kompani e shëndoshë dhe asnjë vend i punës nuk duhet të jetë në vështirësi”, shtoi ai.
Dy ministrat lanë të kuptohet se shteti ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e thesarit për një betejë të gjatë me efektet ekonomike të virusit të ri.
“Nëse zgjat më gjatë, ne mund të vazhdojmë më shumë. Ju mund të keni kurajë, rreziku do të bartet nga ne”, tha ministri Scholz.
Pakoja financiare që u ofrua nga qeveria është më e madhe se ndihma që ishte ofruar nga shteti gjatë krizës financiare të vitit 2008, kur ishin vënë në dispozicion 500 miliardë euro. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










