Tematike
52% e psikiatërve në Zvicër janë të huaj: probleme me njohjen e gjuhës
Midis vitit 2003 dhe 2021, numri i psikiatërve të huaj është rritur për më shumë se dyfish - nga 23 në 52 për qind
Një grua shkon në një spital psikiatrik me depresion, ku trajtohet me ilaçe për një çrregullim deluzional. Më vonë rezulton se psikiatrja mjekuese, një çeke, thjesht e ka keqkuptuar gruan që flet në dialektin e Valisit.
Thomas Ihde, president i pikës së kontaktit Pro Mente Sana, thotë për NZZ am Sonntag” se po dëgjon gjithnjë e më shumë raste të tilla.
“Ankesat për problemet gjuhësore në psikiatri janë në rritje”, transmeton albinfo.ch. Ka keqkuptime dhe pengesa gjuhësore.
Arsyeja qëndron në shtimin e numrit të psikiatërve të huaj. Midis vitit 2003 dhe 2021, pjesa e tyre është rritur për më shumë se dyfish – nga 23 në 52 për qind.
Edhe pse më shumë se gjysma e tyre vinin në Zvicër nga Gjermania, përqindja e psikiatërve të ardhur nga vende të tjera, si Rumania apo Greqia, po rritet. Mjekët e huaj janë të kërkuar për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por sjellin edhe mënyra të tjera pune me vete.
Kjo shkakton probleme. Gjithnjë e më shumë psikiatër po punojnë në Zvicër, “njohuria e të cilëve e gjermanishtes nuk është perfekte”, thotë Fulvia Rota, kryetare e Shoqatës Zvicerane për Psikiatrinë dhe Psikoterapinë. Në mënyrë të përsëritur ka reagime nga pacientët, veçanërisht në rastin e raporteve IV (invaliditetit), “se eksperti i tyre i huaj nuk i ka kuptuar”, vazhdon Rota.
Për të hapur një ordinancë psikiatrike, niveli B2 i njohjes së gjuhës është i mjaftueshëm. Sipas qeverisë federale, mjeku duhet “të kuptojë të paktën përmbajtjen kryesore të teksteve komplekse mbi tema konkrete dhe abstrakte”, transmeton albinfo.ch. Por, kjo nuk mjafton, thotë Thomas Ihde, “për diskutime komplekse psikiatrike”. Ata duhet të kuptojnë dialektin dhe të jenë në gjendje të lexojnë midis rreshtave. “Kjo nuk është e mundur me nivelin B2”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










