Shqipëria
500 të rinj mirëpresin turistët e huaj në Shqipëri
Gjithashtu Klosi tha se këtë vit numri i turistëve është në rritje
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, deklaroi se “Smile Albania” ka hyrë në edicionin e dytë me 500 të reja e të rinj të punësuar për sezonin veror.
“Gjatë vitit 2019 në projektin e ri Smile Albania jo vetëm do të presim me buzëqeshje turistët e huaj, por të reja e të rinj që janë 500, e që vijnë nga bankat e universiteteve dhe janë këtu në vazhdim të paktit tonë me universitetin, që janë në vazhdim të një procesi konkurrues”, tha Klosi.
“Këtë vit aplikuan tri herë më shumë se një vit më parë dhe kjo prezencë dëshmon se projekti ka hyrë në një fazë të re dhe është shumë më ndryshe nga një vit më parë”, tha ai, transmeton ATSH.
Po ashtu, Klosi shtoi se të rinjtë e Smile Albania do të jenë ndihmës dhe orientues, rojtarë dhe gjurmues të zbatimit të standardeve në turizmin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
“Do të duhet shumë që gjithë secili nga ju në bazë të trajnimi që është bërë edhe falë asistencës së projekteve tuaja të jetë një vëzhgues i vëmendshëm i problematikave që kanë plazhet tona, problemat që ka pastërtia në mjediset që ofrojnë turizëm. Ne e kemi shumë të nevojshme që të rinjtë e Smile Albania të jenë 500 agjentë të institucioneve të politikave të turizmit, për të evidentuar çdo shqetësim që kanë plazhet tona”, tha ai.
Gjithashtu Klosi tha se këtë vit numri i turistëve është në rritje.
“Turizmi nuk filloi me entuziazëm si një vit më parë, por numri i turistëve është në rritje”, deklaroi Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












