Kosova
500 milionë € për të shpëtuar ekonominë e Kosovës
Aleanca Kosovare e Biznesit ka thënë se masat e marra nga qeveria e Kosovës nuk janë të mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse
Sipas AKB-së, këto masa është dashur që ta mbajnë aktive fuqinë konsumuese dhe likuidtetin ekonomik.
Aleanca e Biznesit i propozon qeverisë 11 masa shtesë për të tejkaluar këtë pandemi.
“Nivelimi i pagave në mes sektorit publik dhe privat dhe të paguhen të gjithë kontributdhënësit me pagë mesatare në nivel vendi për 3 muaj e ardhshëm pa përjashtim të asnjë sektori ekonomik”, thuhet në njërën nga këto propozimet e AKB-së, përcjell albinfo.ch.
AKB ju propozon këto masa:
– Rishikimi i Buxhetit me urgjencë për vitin 2020
– Parlamenti i Kosovës duhet ta aprovoj Ligjin Emergjent për Rimëkëmbje të Ekonomisë
– Nivelimi i pagave në mes sektorit publik dhe privat dhe të paguhen të gjithë kontributdhënësit me pagë mesatare në nivel vendi për 3 muaj e ardhshëm pa përjashtim te asnjë sektori ekonomik.
– Subvencionimi i qirave deri në 100% jo vetëm të atyre qe kanë qenë me vendime të mbyllura por edhe të atyre bizneseve që kanë hasur në vështirësi të punojë për shkak masave të COVID-19
– Të rishikohen masat nga BQK, të shtyhen këstet e kredive për biznese dhe qytetarë pa interes dhe ndëshkime sepse Bankat Komerciale po aplikon interes të lartë deri në 17% (per këto raste kemi argumente).
– Të gjitha tatimet e mbledhura në brendi të shtyhen deri më 31.12.2020 dhe riprogrami i tyre të bëhet për 24 muajt e ardhshëm.
– Energjia elektrike, uji dhe mbeturinat të subvencionohen nga shteti per 3 muajt e ardhshëm për të gjithë.
– Të rritet vlera financiare e Fondit për Garantimin e Kredive
– Kërkesa për burimet tjera të financimit në formë të granteve dhe kredi të buta nga Banka Botërore, kërkesa në FMN për kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar, kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.
– Hyrja e Kosovës në Borxh Publik deri ne 500 milionë €, si intervenim i shpejt i qytetarëve per të mbajtur konsumin aktiv e cila e ruan likuiditetin ekonomik
– Të subvencionohen bizneset që kanë punuar dhe të mbështet bizneset që nuk po punojnë me vendim të Qeverisë qoftë në formë direkte apo në formë indirekte, transporti publik nuk funksionon dhe punëtorët kanë vështirësi për të vajtje ardhje në Punë.
Ne vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për daljen nga kjo situatë e pazakontë dhe kërkojmë nga ju që të konsideroni me kujdes rekomandimet tona dhe ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni.
AKB beson në përkushtimin e juaj që të na ndihmojë në këto situata të vështira për të gjithë bizneset kosovarë dhe punëtorët e saj.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














