Koronavirusi: çast pas çasti
500 euro bonus për të kryer turizmin në vend
Qeveria italiane ka bërë gati një bonus prej 2.4 miliardë eurosh për turizmin këtë vit
Paketën e re financiare që shënjestron turizmin e ka prezantuar ministri i trashëgimisë kulturore, Dario Franceschini. “Kjo masë, parashikon një kontribut deri në 500 euro për të mbuluar shpenzimet nëpër strukturat akomoduese brenda Italisë”, u shpreh ministri italian.
Këtë bonus për pushimet e verës mund ta kërkojnë familjet të cilat kanë një tavan të ardhurash deri në 40 mijë euro.
Bonusi ndërkohë varion në bazë të numrit të anëtarëve të familjes; deri në 500 euro për familjet me 3 ose më shumë anëtarë, 300 euro për familjet me dy anëtarë dhe 150 euro për ato me vetëm një person, transmeton Scan.
Kontributi i përfituar nga kjo paketë e re ndihme do të mund të shpenzohet nga data 1 korrik, deri në 31 dhjetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Bonusi do të jepet në formën e zbritjes nga fatura në strukturat akomoduese, në masën 80%, ndërsa 20% do të jepet në formën e zbritjes nga taksa mbi të ardhurat.
Në total, shpjegon ministri, ndihma shtetërore për turizmin dhe trashëgiminë kulturore ngjitet në 5 miliardë euro, ku 4 miliardë shkojnë drejtpërdrejtë për turizmin, dhe 1 miliard euro për kulturën.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










