Shkurt.ch
50 vajza kosovare trafikohen nga bashkatdhetarët e tyre
Është kapur në Gjermani një rrjet i madh trafikantësh kosovarë që kanë bërë tregti me qenie njerëzore. Me këtë rast, në 14 bastisje që janë bërë janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Gjermanisë 22 persona (mes tyre edhe katër femra) të dyshuar për trafikim të femrave nga Kosova dhe vendet tjera të ish Jugosllavisë, në Gjermani.
Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 60 vjeç.
Te të arrestuarit bëhet fjalë për një klan familjar nga Kosova, i cili ka trafikuar 50 femra kosovare duke i futur ato ilegalisht në Gjermani dhe duke i shitur më tutje si skllave. Veç kësaj, vajzat thuhet t`i jenë nënshtruar keqtrajtimit të shumëfishtë seksual.
Bastisjet dhe arrestimet janë bërë në Baden Würtemberg, gjegjësisht në qytetet Konstancë, Shtutgart, Heidelberg dhe Esslingen, njoftojnë mediet gjermane.
Femrat e trafikuara janë sjellë në Gjermani përmesi Italisë e Francës dhe një pjesë e tyre janë transportuar më tutje për në shtetet e Skandinavisë.
Qysh në vitin 2011 autoritetet kishin zbuluar një vajzë 15 vjeçe në Konstancë, e cila me rrëfimin e saj kishte hedhur dritë mbi trajtimin e pashpirtë që klani u bënte vajzave të trafikuara. Duke shfrytëzuar mjerimin e tyre dhe mungesën e lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e huaj, trafikantët i kanë shfrytëzuar ato për punë shtëpie pa kompensim material dhe i kanë keqtrajtuar seksualisht ose i kanë shitur te padronët tjerë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










