Lajme
50 sekrete për një familje të suksesshme dhe të lumtur

Një familje e shëndoshë, është gjithçka në jetë. Familja është vendi ku gjendet paqja dhe harmonia shpirtërore. Një familje e lumtur buron nga një martesë e suksesshme. Ja 50 këshilla që mund t’ju ndihmojnë në rrugën për t’i arritur edhe njërën, edhe tjetrën, transmeton albinfo.ch.
Është thënë se besimi, sensi i njëjtë i humorit dhe ndershmëria, janë tri gjerat që kanë më shumë rëndësi në një lidhje martesore.
Por, ka edhe elemente të tjera esenciale, që nevojiten për një dashuri të përjetshme dhe familje të shëndoshë.
Bazuar në një studim të ri, në të cilin çiftet britanike u pyeten se çfarë cilësojnë ata si sekretin për një martës të lumtur, me shumicë u votua dubleta – pasja e gati çdo gjëje dy herë.
Dy vetura, dy banja, dhe për të dy nga një televizor.
E çuditshme se: Të pasurit seks të rregullt, u rendit vetëm e 20-ta me radhë, në një listë me 50 pika për martesë të suksesshme, transmeton DailyMail, përcjell albinfo.ch.
Gjetjet e hulumtimit do të përfshihen në një libër të ri, me titull, “Si ta kënaqim një grua, ose këdo tjetër”.
Çiftet e lumtura besojnë se mbamendja e ditëlindjeve dhe përvjetorëve, dhe një “Të Dua” që vjen rregullisht, ndihmon shumë në stabilitetin dhe lumturinë e lidhjes.
Libri i autorit Andy Gibeny thotë: “Besimi, kompromisi dhe ndershmëria, janë gjerësisht të pranueshme si gjërat më të rëndësishme për një martës, por, për shumicën e njerëzve, nuk mbaron këtu. Gjërat shpesh dinë të jenë më të komplikuara”, thuhet në libër, transmeton Klan Kosova.
“Romanca po ashtu, është një faktor i rëndësishëm. S’ka lidhje sesi manifestohet. Mund të jetë një dhuratë-surprizë, një takim diku jashtë shtëpisë, ose thjesht një kohë e mirë e kaluar bashkë”.
“Martesa pas një kohe të kaluar, shpesh shndërrohet në diçka monotone. Lehtësisht mund ta gjeni veten të ngujuar në një rutinë që nuk kalon”.
Vërtet diçka e dëmshme kjo, sepse do ta largoni vëmendjen nga njëri-tjetri.
Shpresojmë se ndonjëri nga sekretet që tani do t’i prezantojmë do t’ju ndihmojë sadopak.
50 sekrete për një lidhje/martesë të lumtur:
- Besimi në njëri-tjetrin
- Sensi i njëjtë i humorit
- Gjithmonë të ndershëm
- Kujtoni ditëlindjet dhe përvjetorët
- Pranoni gabimet
- Bëni kompromise
- Thoni “Të Dua”, vazhdimisht
- Mësohuni të kërkoni falje
- Po qe e nevojshme, qesheni njëri-tjetrin
- Pikëpamje e njëjtë mbi jetën
- Përqafime të rregullta
- Gjithmonë një “Natën e Mirë”, me puthje
- Gjestet romantike të “rastit”
- Konsiderojeni partnerin tuaj shokun/qen më të mirë
- Ndani proporcionalisht detyrat prindërore
- Putheni njëri tjetrin gjithmonë në përshëndetjen e mëngjesit
- Ndani hobi dhe interesa të përbashkëta
- Flisni me njëri tjetrin për problemet, mos i shtypni ato
- Pyetni partnerin “Si kalove sot?”
- Bëni seks rregullisht
- Krijoni hobi dhe interesa të veçanta
- Lejoni kohë pas kohe hapësirë partnerit
- Kurrë mos shkoni të flini duke përdoru pretekste
- Pushime të rregullta në vikend
- Ndani ambiciet dhe synimet
- Pajtime dhe mospajtime, është normale
- Vazhdoni përpjekjet për t’u dukur bukur për partnerin gjithmonë
- Vizitoni familjet e njëri tjetrit
- Ndani kohë për njëri tjetrin
- Mbani duart të bashkuara kur shëtisni
- Komplimentoni rregullisht
- Shokë të përbashkët, por edhe të veçantë
- Dy TV në shtëpi
- Vizitoni shokët e njëri tjetrit
- Dy vetura në shtëpi
- KUJDES: Të bëni rrojë gjithmonë
- Ndarje të barabartë të punëve të shtëpisë
- Xhirollogari të ndara bankare
- Dilni rregullisht me shokët tuaj, pa njëri-tjetrin
- Bëni dhurata surprizë për partnerin
- Mos vazhdoni shoqërimin me ish të dashurat/it në Facebook
- Rregullsi në ndarjen e detyrave
- Dalje të rregullta nate
- Dy banja
- Asnjëri nga ju mos e“privatizoni” telekomandën
- Përafërsisht orare të njëjta pune
- Tregoni njëri tjetrit fjalëkalimet
- Mbani një sasi të fshehura parash, që ai/ajo nuk di për to
- Disa gjëra mos ia ekspozoni njëri tjetrit (P.sh. Kryerja e nevojave në banja para njëri tjetrit)
- Të keni një natë, ose dy, në javë, ku asnjëri nga ju nuk përdorë kompjuter/telefon dhe asnjë pajisej tjetër teknologjike
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor